FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet, KQZ miraton rezultatin në 3 qarqe, nuk ka kontestime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve të 25 qershorit edhe në tre qarqe, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër.

Në Berat PS mori 4 mandate, LSI 2 dhe PD një, në Vlorë PS 8 mandate, PD 3 dhe LSI një, ndërsa në Gjirokastër 3 PS, nga një LSI me PD.

Asnjë nga palët nuk ka pasur kontestime, ndërsa debati i vetëm ishte dje për qarkun e Tiranës për mandatin e Idrizit, kërkesë që u rrëzua nga KQZ, kurse PDIU pritet të ankohet në Kolegj.

Vendimi i KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
  2. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
  3. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?