FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet, KQZ miraton tabelat e rezultateve në 5 qarqe të vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme miratoi projektvendimet për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit në 5 qarqe.

Pas diskutimeve KQZ miratoi tabelat me rezultatet në qarqet e Fierit, Kukësit, Elbasanit, Lezhës dhe Dibrës.

Në Fier PS mori 10 deputetë, PD 4 dhe LSI 2, në Kukës 2 i mori PD dhe një PS, në Lezhë PS dhe PD nga 3, ndërsa LSI vetëm një, në Elbasan 7 PS, 3 PD, 2LSI dhe 2 PDIU dhe në Dibër PS me PD nga 2, LSI një dhe PDIU një.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rang kombëtar PS mori 74 mandate, ndërsa aktualisht kontestimi i vetëm për zgjedhjet është nga PDIU në Tiranë për mandatin e Idrizit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimet e KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotne shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1.            “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
2.            “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
3.            “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
4.            “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
5.            “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Dibër,  për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?