Zgjedhjet në PD, Komisioni: Listat jo publike, të dhëna personale

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka vendosur të mos publikojë listat e anëtarësisë por ti shpërndajë për përdorim të brendshëm në çdo degë.

Pas një mbledhje të zhvilluar të shtunën në mesditë, Komisioni sqaron se listat janë janë të dhëna personale dhe bazuar në ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale” nuk mund të publikohen.

Përveç arsyes ligjore, Komisioni thekson se ka dhe një arsye morale, duke argumentuar se publikimi i tyre e kthen anëtarësinë në gjueti shtrigash në vendet e punës në administratë dhe jo vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike të dhënat që kanë të bëjnë me përbërjen e Komisioneve të votimit, vëndet e votimit si dhe listat shtesë  për 64  nga gjithsej 68 degë të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni vendosi si afat të fundit për kandidatët datën 16 korrik për të dorëzuar  listën e përfaqësuesve të secilit kandidat për 68 komisionet e votimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?