FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet në PS, Rama sulmon: Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

“Qentë le të lehin karvani ecën përpara’. Kështu shkruan në FB, kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërsa në 4 qarqe ka nisur votimi për zgjedhjen e delegatëve të Partisë Socialiste.

Rama ka qenë në Fier për të vëzhguar procesin, ndërsa në qytetin e Elbasanitka pasur dhe një përplasje mes deputetit Taulant Balla dhe deputetit Ben Blushi, i cili kërkon zgjedhje për kreun e PS-së pasi kryetarit aktual Edi Rama i ka mbaruar mandati.

Blushi hodhi akuza se delegatët e Kongresit janë emëruar dhe nuk janë të përzgjedhur nga anëtarësia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirënjohje socialistëve që po votojnë në 4 qarqet pavarësisht shiut.Qentë le të lehin karvani ecën përpara,” shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?