FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet për delegatët në Elbasan, Blushi përplaset me Ballën (VIDEO)

Procesi i votimit të delegatëve për në Kongres ka sjellë një përplasje të ashpër gjatë ditës së sotme mes deputetëve socialistë Ben Blushi dhe Taulant Balla.

Të ndodhur në Elbasan për të monitoruar procesin, Blushi ka shprehur pakënaqësi që sipas tij vijnë nga anëtarët.

“Në listën e kandidatëve për delegat është edhe kreu i qarkut të Elbasanit, Bukurosh Stafa. Ai ka votuar në 2007 kur ishte deputet, për presidentin e Saliut. Në elbasan një kastë ka në dorë gjithçka” – tha deputeti i këtij qarku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Blushi i është drejtuar Ballës më fjalët “Do bëni deputet bukuroshin e Saliut” duke iu referuar Bukurosh Stafës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, deputeti ‘rebel’ i ka kërkuar Ballës të shkojë në zyrën e tij në Librazh, por ky i fundit është shprehur se është deputet i të gjithë qarkut.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ipBzoAW2Al8&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?