Zgjedhjet për kreun e PD, Bushati: Ja standardi i 2013 për kryetarët e degëve të PD dhe ky i 2017

Përplasjet në PD janë shtuar mes grupit që mbështet Lulzim Bashën dhe grupit që kërkon largimin e tij, më saktë dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

Por ajo që po vihet re është fakti se kryetarët e degëve kanë shfaqur hapur se për kë do të votojnë, kjo në kundërshtim edhe me rregullat e brendshme e të ndershme të garës.

Këtë e ka bërë publike edhe Endira Bushati e cila në një status në faqen e saj në Facebook e ka denoncuar këtë fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan Endira Bushati në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 2013 …

u ndalua me vendim që… askush nga strukturat drejtuese qendrore të PD-së, po ashtu dhe sekretarë, nënkryetarë dhe kryetarë degësh, nuk mund të dilnin në mbështetje dhe të bënin fushatë për asnjë nga kandidatët…

Në 2017 …

kemi kryetarë degësh që deklarojnë votën hapur, duke e bërë garën një farsë antidemokratike krahasuar dhe me standardin e 2013….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?