Zgjedhjet, përfaqësues të OSBE/ODHIR zbarkojnë te PD-ja, takim me Lulzim Bashën
Përfaqësues të OSBE/ODHIR të kryesuar nga Peter Taylor kanë takuar kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Takimi mes Bashës dhe përfaqësuesve të OSBE ka nisur në orën 11:30, ndërsa po diskutohet për procesin zgjedhor si dhe parregullsitë e evidentuara.
Kreu i misionit të OSBE-ODIHR, Peter Taylor dhe kryetari i ‘ngrirë’ i PD diskutuan për procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Pas ‘ngrirjes’ së funksioneve Basha në 27 Qershor deklaroi se “Në 25 zgjedhor u ble masivisht vota.
Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete.
Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit, është triumfi i paligjshmërisë”.
Vërejtjet dhe akuzat për procesin Basha ia ka parashtruar edhe shefit të misionit të OSBE-ODIHR.
Pak ditë më parë Taylor zhvilloi një takim me kryeministrin Rama dhe kryetarët e partive të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

