FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet, PS merr “copën e luanit” nga fondi i shtetit, 44 mln lekë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. ka bërv me dije se nesër do të shpërndajë fondet si paradhënie të partive, një detyrim ligjor i financimit të fushatës me para nga buxheti i shtetit.

Këto fonde jepen në bazë të përqindjes së votave të marra në vitin 2013, por PD, edhe pse ka dalë partia e dytë në ato zgjedhjeve, si e pa regjistruar për 18 qershorin, nuk do të marrë asnjë lek.

KQZ do të ndajë për 15 partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit, plot 65 milionë lekë të reja. Partia Socialiste do të marrë 44 milionë lekë, e ndjekur nga LSI me rreth 11 milionë lekë dhe PDIU me 2.8 milonë lekë. Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, parti jo parlamentare, do përfitojë nga KQZ 1.8 milionë lekë të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumat që do përfitojnë 15 partitë politike
shumat

Swiss Digital Mobile Reklama

Votat e marra nga subjektet politike në zgjedhjet e fundit
votat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?