Zgjedhjet – Rama: Pa shpresë se PD mund të kthehet në rrugën e arsyes

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në “Komunikimin Javor” se Partia Demokratike po shkruan faqen më të zymtë të historisë së saj.

Rama: 18 qershori, një proçes i vështirësuar artificialisht nga një parti historike e Shqipërisë dalë prej bunkerit të diktaturës. Sot për fat të keq është kthyer në një bunker plasmasi, po shkruan e izoluar nga bota dhe Europa faqen më të zymtë të historisë së saj.

Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja gjë me rëndësi këto ditë është mesazhi i ndërkombëtarëve dhe veçanërisht letra e komisionerit evropian Johannes Hahn, sipas të cilëve, zhbllokimi i Vetting-ut do të vendosë fatin evropian të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ja vlen të flasim për letrën e komisionerit Hahn për të mos lejuar ngecjen në vend. Duhet t’ju them se jo vetëm në letrën e komisionerit Hahn, po në të gjitha kontaktet mesazhi është shumë i qartë: reforma në drejtësi, votimi i  vetingut do të vendosin fatin evropian të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bllofi i PD nuk ka funksionuar as brenda dhe as jashtë vendit jo e jo. Brenda vendit PD po humbet terren.

Jashtë vendit, PD-së i janë prerë të gjitha kontaktet serioze.

Një parti nuk mund ti thotë kurrë popullit se o ikën qeveria pa zgjedhje o zgjedhje nuk ka pa mua.

Europa i ka vlerësuar reformat dhe efektet e tyre në këto 3 vite e gjysëm që qeverisim. Qeveria jonë nuk është pa të meta, por është qeveri serioze. Kushdo e ka kuptuar që ne përpiqemi shumë, punojmë shumë për të bërë shtet. Ne i kemi dhënë Shqipërisë një dinjitet dhe një rol të gjithëpranuar, duke filluar nga rajoni ynë ku kemi ndikuar për një rajon paqeje.

Në Komunikimin Javor, kreu i qeverisë nuk i kurseu as ironitë me kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha, duke thënë se si populli i Shqipërisë ashtu dhe zyrtarët e huaj e kanë humbur plotësisht besimin tek ai.

“Kjo që kaloi ishte një javë kuptimplotë për Shqipërinë që duam. Letra e Hahn ishte moment kulmor i marrëdhënieve të BE me vendin tonë. McAllister dhe Hahn kërkuan të bindin PD-në të kthehet në rrugën e arsyes. Me arratisjen e PD në rrugën e vetëshkatërrimit, e lëmë atë dhe merremi me letrën e komisionerit Hahn. Jo vetëm në letrën e tij, por në të gjitha komunikimet thelbi është i qartë: Reforma në Drejtësi, që do vendosë fatin evropian të Shqipërisë. PD po humbet terren në çdo orë që kalon, lidershipi i tyre i verbër po humb mbështetjen në bunkerin prej plasmani.

Jashtë vendit, PD-së i janë ndërprerë të gjitha kontaktet serioze. Askush nuk merret më me PD, dhe s’ka ngelur forcë e madhe në Europë që të kuptojë që PD është avokatja e fundit  e sistemit të vjetër të drejtësisë. Kurrën e kurrës nuk do të jetë shansi i askujt për të marrë peng zgjedhjet,” tha Rama.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?