Zgjedhjet, Taulant Balla: Së shpejti do kemi një opozitë të re

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës gjatë bashkëbisedimit me banorët në rajonin numër 3 theksoi se do të dëshironte që PD të ishte në garë në zgjedhjet e 18 qershorit. Damian Gjiknuri tha se bojkoti i opozitës nuk sjellë asgjë të mirë për PD.

Gjiknuri: Tani Partia Demokratike po thotë, do dalim të komunikojmë me njerëzit dhe ti shpjegojmë bojkotin. Pra, do vijnë në Vlorë tu shpjegojnë ju se përse është më mirë bojkoti dhe pse është më i mirë rrëzimi i kësaj qeverie që ka bërë kaq shumë për Vlorën. Si do jua shpjegojnë qytetarëve këtë?! Ne u themi se jemi të lumtur, hajdeni bujrum na i shpjegoni të mirat e bojkotit. E mira do të ishte të hynit edhe në zgjedhje…..Realisht këtu në Vlorë unë do doja që Partia Demokratike të ishte në garë.

Në Korçë, zv/kryeministri Niko Peleshi prezantoi projektin e Markatës së re të qytetit, që është konceptuar për të forcuar ekonominë lokale por edhe si atraksion turistik. Në të do të ushtrojnë aktivitetin të paktën 170 tregtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peleshi: Kemi vendosur së bashku me bashkinë që ta ruajmë trashëgiminë industriale të kësaj godine dhe ta trajtojmë atë me kreativitet duke kombinuar me ndërhyrje moderne.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndalesa e radhës e kryesuesit të PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 18 Qershorit, ishte Belshi, ku bashkëbisedoi me banorët e Njësisë Administrative Grekan. Taulant Balla tha se 18 qershori jo vetëm do të çojë përpara reformën në drejtësi, por vendi do të ketë edhe një opozitë të re pas kësaj date.

Balla: T’i japim fund këtyre 25 viteve me një sistem tërësisht të kalbur drejtësie dhe të fillojmë një rrugë të re. Jo atë Republikën e re se atë nuk e beson njeri. Nëse pas 18 qershorit do të ketë diçka të tjerë, unë jam i bindur se do të ketë një opozitë të re dhe ka shumë nevojë për një Parti Demokratike të re.

Balla theksoi se Shqiptarët do të hapin një histori të re përsa i përket sistemit të Drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?