“Zgjidhja”: Manipulimi i zgjedhjeve grusht shteti, Prokuroria të hetojë

Pas kërkesës së KQZ për ndjekje penale për 76 numërues të zgjedhjeve të 25 qershorit ka reaguar edhe partia “Zgjidhja”.

Në një deklaratë për mediat, Zgjidhja thotë se kryetarët e partive parlamentarë janë përgjegjësit kryesore për vjedhjen e votave dhe për këtë Prokuroria duhet të hetojë.

Sipas Zgjidhja, manipulimi i zgjedhjeve është grusht shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rilindja dhe partitë e tjera që administrojnë zgjedhjet janë kthyer në organizata mafioze që tjetërsojnë vullnetin e popullit. Duke e ditur këtë ne refuzuam pjesëmarrjen në farsën e 25 qershorit.  Edhe një herë ftoj Prokurorinë e Përgjithshme që mbi bazën e të vërtetës së 64 kutive të kuptojë se kemi të bëjmë me një krim me përmasa të mëdha ndaj ligjit dhe ndaj institucioneve kushtetuese të Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një puç ndaj zgjedhjeve. Manipulimi i zgjedhjeve në 90 % të kutive është grusht shteti. Prandajë prokuroria duhet të hapi të gjitha kutitë dhe të hetojë deri në fund këtë mega krim elektoral.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krimi elektoral i vjedhjes dhe i manipulimit të votës në 25 qershor implikon të paktën 15 mijë numërues nga Rilindja, PD dhe partitë e tjera që administruan zgjedhjet. Ndër këta, mbi 5 mijë janë të Rilindjes. Pra pothuajse gjithë ushtria e numëruesve të Rilindjes ka vjedhur vota. A ka ndonjë shqiptar që mendon se kjo ushtri e ka tradhëtuar shefin e Rilindjes dhe ka vepruar pa urdhërin e tij e “me kokën e saj” për të vjedhur dhe manipuluar vota? Me kokën e saj? E kush është koka e saj?”, thuhet në njoftimin e Zgjidhjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?