FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZGJIDHJA: Qeveria kërkon ta shtyjë reformën zgjedhore në kalendat greke

ZGJIDHJA përsëriti sot domosdoshmërinë e një kodi të ri zgjedhor me të cilin të shkohet në zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe jo për zgjedhjet parlamentare të dy viteve më pas.

Në një reagim në Facebook, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima theksoi se do të kundërshtojë manovrat e ulëta elektorale, siç cilësoi reagimin më të fundit të PS-së kur tha se kodi i ri do të jetë gati për zgjedhjet parlamentare të katër viteve më vonë, për t’u dhënë mundësi votimi emigrantëve.

“Kodi i ri të votohet brenda 6 muajsh”-u shpreh ZGJIDHJA, duke ftuar fuqimisht opozitën tjetër që ta ndjekë në këtë kërkesë legjitime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi në Facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

Taulant Balla, njoftoi hapjen e konsultimet për reformën zgjedhore, një kërkesë e vazhdueshme e ZGJIDHJA-s, e mbështetur së fundmi edhe nga PD-ja. Sipas tij, mazhoranca angazhohet për një reformë zgjedhore më 2021!  E pangopur me krimet elektorale të 25 qershorit, Rilindja shpreson që ta mbajë në fuqi kodin zgjedhor aktual edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Ne u themi një “Jo” të prerë këtyre manovrave të ulëta elektorale. Kodi i ri të votohet brenda 6 muajsh. ZGJIDHJA fton fuqimisht opozitën tjetër që të na ndjekë në këtë kërkesë legjitime, përndryshe ajo të mos vijë të qahet kur Rama të vjedhë e të blejë masivisht edhe votat për bashkiaket . Rilindja po përpiqet që ta lidhë reformën zgjedhore me dhënien e të drejtës për votim emigrantëve. Në zgjedhjet vendore nuk është e domosdoshme vota e diasporës. Ne e denoncojmë  këtë përpjekje të Edi Ramës për të sabotuar kodin e ri zgjedhor. Bashkohuni me ZGJIDHJA-n për pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve.

#ZgjidhjaPërVOTËNeLirë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?