FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zguri: Prokuroria dhe task-forca të bëjnë publik raportet për 25 qershorin

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, apeloi sot organet ligjzbatuese dhe Task-Forcën për motinorimin e zgjedhjeve të bëjnë publikë raportet e tyre për 25 qershorin.

Në një dalje për mediat, Zguri tha se qytetarët kanë nevojë ta shohin drejtësinë penale në fushën e zgjedhjeve në veprim dhe në lartësinë e ligjit.

Ai theksoi se veprimtaria efikase e tyre është vendimtare për parandalimin e ngjarjeve apo fenomeneve të shkeljes së ligjit në fushën e zgjedhjeve në të ardhmen, është faktor i pazëvendësueshëm për rritjen e cilësisë së zgjedhjeve në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zguri: Tërheq vëmendjen për një çështje tejet të rëndësishme, shqyrtimi administrativ i KQZ nuk ezauron të gjithë problematikën e këtyre zgjedhjve, procesi me gjasë do të investojë dhe Kolegjin Zgjedhor tek drejtësia e të cilit KQZ mbështetet plot besim.Por procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje të natyrave të tjera të cilat kërkojnë reagimin e përgjegjshëm dhe të institucioneve të tjera. Task-forca e ngritur nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e  zgjedhjeve 2017 apo Departamenti i Administratës Publike janë marrë gjerësisht me problematikën e zgjedhjeve, kanë bërë konstatime, kanë ndërhyrë dhe kanë nisur procedura hetimi administrative, është momenti që këto organizma të bëjnë publikë rezultatet e punës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mënyrë të veçantë organet e ndjekjes penale kanë regjistruar çështje hetimore për të cilat shqiptarët presin hetim të shpejtë, të pandikuar politikisht, profesional dhe të drejtë. Shqiptarët presin të bëhet publik sa më shpejt rezultati i procedimeve penale për të gjithë veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë në hetim. Qytetarët kanë nevojë ta shohin drejtësinë penale në fushën e zgjedhjeve në veprim dhe në lartësinë e ligjit. Pa lajme serioze, të besueshme dhe të qëndrueshme nga organet e ndjekjes penale nuk mund të ngrihet besimi i publikut tek zgjedhjet. Për këtë arsye u bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira të përmbyllin me përparësi procedurat e tyre të hetimit administrativ apo penal dhe të bëjnë sa më shpejt publike rezultatet e punës së tyre. Veprimtaria efikase e tyre është vendimtare për parandalimin e ngjarjeve apo fenomeneve të shkeljes së ligjit në fushën e zgjedhjve në të ardhmen, është faktor i pazëvendësueshëm për rritjen e cilësisë së zgjedhjeve në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?