Zhbllokohet ngritja e KLGJ-së, Zaganjori mbledh gjyqtarët për zgjedhjen e 6 anëtarëve
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjohuri ka njoftuar mbledhjen e gjyqtarëve kandidatë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja e mbledhjes vjen pasi KPK dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja është njoftuar për në datën 12 dhjetor nga ku do të zgjidhen 6 anëtarë nga radhët e gjyqësorit.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Në vijim të njoftimit të datës 22.08.2018 lidhur me rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kanë paraqitur kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi.
Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Duke patur parasysh faktin e dorëheqjes apo skualifikimit për shkaqe ligjore të parashikuara në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” të disa gjyqtarëve kandidatë, në mbështetje të ligjit nr. 115/2016, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
Nga Gjykata e Lartë:
1. Medi Bici-Gjykata e Lartë
Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska-Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Luan Dervishi-Gjykata e Apelit Shkodër
4. Brikena Ukperaj-Gjykata e Apelit Vlorë
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Astrit Faqolli-Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
3. Brunilda Kadi-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Manjola Xhaxho-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Marçela Shehu-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
6. Dritan Hallunaj-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
KOHA JONË SONDAZH

