Zheji: Presidenti Ilir Meta i hoqi kapsollën minës me sahat

Analisti dhe gazetari Artur Zheji teksa komentoi vendimin e Presidentit Ilir Meta për çdekretimin e datës zë zgjedhjeve në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se presidenti i hoqi kasollën minës me sahat.

Pjesë nga deklarata

Kemi të bëjmë me heqjen e kapsollës si një minë që do pëlciste në 30 qershor. Kemi një të papritur pozitive. Nëse Rama thoshte nuk ka ça të bëjë se 30 qershori është kushtetues, nuk e kam vendosur unë, po ai. Kryeministrit i hiqet pengesa dhe të shpresojmë në sinqeritetin e tij, që e bënte jo llogjik në vendimmarrjen e tij. Ai sot nuk ka asnjë vendim kushtetues. Ky është një zhbllokim mendor, që 30 qershori ishte një mal i pakapërcyeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Isha shumë i befasuar nga masiviteti i protestës. Me një ditë për qejf të qytetarëve njerëzit kanë zgjedhur të jenë në protestë. Ka një rrugë paralele, e cila negocion, me apo pa sukses. Unë nuk kam informacion se ekziston një marrëveshje që pasoi vendimin. Unë mendoj se presidenti minës me sahat i hoqi kasollën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?