Zheji: Sondazhi i Ora News dhe IPR Marketing i heq ëndrrën Edi Ramës

Drejtuesi i portalit 360 Gradë, Artur Zheji, duke analizuar të dhënat e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, thotë se rezultatet i heqin ëndrrën Edi Ramës për të qenë i vetëm në “timonin” e qeverisjes. Ndërkohë, pedagogu Blendi Çeka thotë se është e vështirë që të dhënat e sondazhit të përkthehen në mandate.

Deklaratat në studion e Tonight Ilva Tare:

Çeka: Në rastin e të dhënave kombëtare, ne sigurisht nuk mund të bëjmë përkthim të të dhënave në përqindje të mandateve, sepse jo vetëm do të ishte nivel shumë i lartë abuzimi, por edhe tërësisht e pasaktë. Është orientuese nga pikëpamja e trendit. Partia Socialiste është në nivelin e 43%. Është më lart se 2009 dhe 2013-ta. Është rezultati më i lartë në 10 vitet e fundit nëse do ta marrim si referencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare: Kjo prodhon rezultate që Partia Socialiste të qeverisë e vetme?

Swiss Digital Mobile Reklama

Çeka: Është shumë e vështirë. Varet se si shpërndahet kjo përqindje në çdo qark. Në nivel kombëtar është e pamundur.

Tare: Rritja e Partisë Demokratike me 6%, si shpjegohet?

Çeka: Kam përshtypjen se në nivel kombëtar PD e ka tejçuar mesazhin e koalicionit. Parti të tjera si Partia Republikane kam përshtypjen se bien dhe marrin përqindje shumë të ulëta.

Zheji: Unë nuk e besoj shumë që kjo fotografi e 29-30 majit është një fotografi e besueshme sa i përket trendit opozitar dhe trendit pozitivist që është pasqyruar për partinë në pushtet, PS. Interpretoj pozitivisht rritjen me 6% të Partisë Demokratike dhe ky trend do të vazhdojë në favor të PD-së. Ky sondazh, pavarësisht është një fotografi e pjesshme, realitivisht i besueshëm në kohë, i jep një mesazh shumë të fortë kryeministrit që në Laç jo më larg se sot u thoshte shoferëve se do t’i japim makinës vet.

Nuk mund t’i japësh makinës me tre shofera, një timon. Pra duhet të marrim 71 vota. Në qoftë se jemi i qartë për të tallur një pushtet super të fortë dhe ky sondazh dhe kaq i pjesshëm sa është ia heq këtë ëndërr kryeministrit nga timoni dhe kafka e tij. Për sa i përket LSI-në, mendoj që është një parti që e tregon forcën në rritje gjatë fushatës. Në maj 2013, është kuotuar 5.5 për qind dhe më pas u kuotua 11.5%. Tani zbulohet që është 12.5% dhe më pas mund të shkojë 20%. Shumë nga këta votues do të dezertojnë nga siglat e partive të vogla.

Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?