FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarret në çerdhe, Manjani: Heshtje për sigurinë e tyre

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një status në Facebook sqaron se reagimi i ditës së djeshme lidhur me zjarrin në një çerdhe në Tiranë, u hoq në respekt të së vërtetës.

Por sipas Manjanit “Kryetari i Bashkisë (komitetit ekzekutiv) nuk po bind askënd as me lajmet që fsheh e aq më pak më realitetin që e shohin të gjithë”.

Ndërkohë ish-ministri shtron pyetjen se kush do i garantojë prindërit që kanë fëmijë për çerdhe?

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Në respekt të të vërtetës, ditë më parë e fshiva statusin kritik për zjarrin në një çerdhe të Tiranës.

Por, Kryetari i Bashkisë (komitetit ekzekutiv) nuk po bind askënd as me lajmet që fsheh e aq më pak më realitetin që e shohin të gjithë:

zjarri në një çerdhe tjetër!!!

As më duhet fare nëse zjarret janë me qëllim apo me marmalatë. Kanë në dorë policinë, prokurorinë e gjykatat!

Por thjesht pyes:

Kush do i garantojë prindërit që kanë fëmijë për çerdhe se fëmijët e tyre janë të sigurtë?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?