“Zjarret”, Vasili: Situatë e jashtëzakonshme. Shqipëria digjet, kryeministri krihet

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të shprehë shqetësimin e saj lidhur me rëndimin e situatës në terren nga zjarret që kanë përfshirë të gjithë vendin dhe menaxhimin e kësaj situate nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Pas deputetes Kejdi Mehmetaj, reagimi i radhës vjen nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Shqipëria tashmë gjendet në pushtetin e flkaëve, ndërsa dora e qeverisë është ajo që nuk duket në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Sipas Vasilit, aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë.

Zjarre të frikshme që po asgjesojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve.

Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

  1. Ku është qeveria?
  2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
  3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencës?
  4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?

Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë?

Shqipëria digjet, kryeministri krihet.

“Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?