FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarret, ZGJIDHJA-Ramës: Lër tumanet dhe atletet, shpall gjendjen e jashtëzakonshme!

Partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës i bën apel kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës si pasojë e zjarreve të rëna në mbarë vendin.

Reagimi i plotë: Vendi është përfshirë nga flakët. Mijëra hektarë pyje po shkatërrohen, qendrat e banuara pranë tyre janë në rrezik. Qeveria dhe pushteti lokal kanë dështuar dhe janë dorëzuar.

Kryeministri merret me denoncime e dënime të turpshme kolektive e publike të drejtorëve dhe e ka mendjen te show i radhës me tumane e atlete, në takimet ndërkombëtare. Qeveria duhet të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u kërkojë ndihmë zyrtarisht fqinjëve, BE-së dhe NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse hyn zjarri në Parkun e Llogorasë do të shkatërrohet një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore në vend dhe në rajon. Nëse kjo ndodh, ky kryeministër i paaftë, manipulator, gënjeshtar, rrënjëdalë dhe i papërgjegjshëm duhet ta dijë se nuk do t’ia hedhë dot lehtë, duke fajësuar ca vartës të vobektë në administratën e shtetit, që ai vetë e ka shkatërruar!

Swiss Digital Mobile Reklama

ZGJDHJA fton qytetarët që të reagojnë me forcë, sepse kryeministri i hashashit do të lërë mbrapa vetëm tokë të djegur!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?