Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda: Shqipëria gati të presë refugjatë

E përmendur nga mediat e huaja si një prej vendeve që mund të strehojë emigrantë, Shqipëria nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga Bashkimi Europian.

 Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda konfirmon për Televizonin Klan se deri tani, qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë një kërkesë e tillë nga partnerët.

“Shqipëria nuk ka asnjë njoftim nga vendet e BE-së, apo nga Komisioni Europian për ngritjen e qendrave të azilantëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do t’i takojë qeverisë shqiptare të marrë një vendim nëse nga Brukseli do të kërkohet që në Shqipëri të ngrihet një kamp emigrantësh. Sipas Zv/Ministres së Brendshme vendi ynë i ka të gjithë kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga rajonet në konflikt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse një gjë e tillë do të kërkohet qeveria shqiptare do të marrë një vendim të tillë. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantë të tillë”.

Media prestigjioze ndërkombëtare duke cituar burime brenda BE-së shkruajtën se përzgjedhja e Shqipërisë apo Maqedonisë bëhet për të dekurajuar emigrantët, pasi kalimi në shtetet anëtare do të jetë i vështirë.

Që prej Janarit, në Shqipëri kanë hyrë 2300 emigrantë të paligjshëm me një fluks në rritje muajt e fundit.

Pak ditë më parë çështja e emigrantëve ishte një nga temat kryesore të takimit mes Kryeministrit Rama dhe kancelarit Austriak, Sebastan Kurz, i cili premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë në përballimin e kësaj çështje./Klan

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?