Zv.ndihmës Sekretari American i Shteti Hyot Brean Yee do të vizitojë sërisht Shqipërinë
Zv.ndihmës Sekretari American i Shteti Hyot Brean Yee do të vizitojë sërisht Shqipërinë. Pas vizitës së fundit ku qëllimi ishte që t’i bënte palët e politikës shqiptare të bini dakort, këtë herë Yee do ta vizitojë vendin tonë në vazhdën e një tur që do të zhvillojë në vendet e Ballkanit.
Agjenda e zyrtarit të lartë American ka të bëjë me zhvillimet në rajon, veçanërisht me rrezikun nga ndikimi rus, luftën kundër terrorizmit, shtetin ligjor.
Burime diplomatike bëjnë me dije se Hyot Brian Yee do të jete në Shqipëri edhe në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ku do të kryesojë ekipin e vëzhguesve të Shba, në përbërje të të cilit janë edhe kongresmenë dhe anëtarë të komitetit të Helsinkit, shkruan 360grade.al.
Gjatë vizitës në Tiranë, z. Yee do të ketë gjithashtu në vëmendje zbatimin e pikave të marrëveshjes McAllister plus, veçanërisht përsa i takon reformës në drejtësi dhe zbatimit të saj, ku përfshihet edhe Vettingu.
KOHA JONË SONDAZH

