FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv/kryeministrja Mandia firmos-vulos, Edi Rama nuk njeh raportin e vulosur

Ndodh edhe kështu. Ministrat teknikë me në krye Zv.Kryeministren Ledina Mandija kanë publikuar këtë të enjte raportin e tyre në lidhje me problematikat dhe shkeljet ligjore të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 25 qershorit.

Edhe pse ditën e djeshme Kryeministria tha se nuk e njeh raportin, vula e kryeministrisë është stampuar ditën e sotme në letrat përcjellëse të ish-zv/kryeministres Mandija, dërguar subjekteve politike dhe institucioneve të vendit dhe të huaja në lidhje po me raportin.

Burime pranë ish-zv/kryeministres thonë se një protokollim dhe vulosje e tillë nga institucioni i Kryeministrisë i shkresave përcjellëse për raportin mbi zgjedhjet e 25 qershorit tregon se raporti është tërësisht legjitim. Më poshtë janë shkresat përcjellëse të vulosura sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në administratën shqiptare, ku kryeministri nuk njeh raportin me shkrim e me vulën e tij të kryeministrisë, ndërkohë që raporti me shkrim i dyshit qeverisës thotë se njeshi qeverisës ka vjedhur votat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rregull kryeministri Rama duhej që në momentin se ministrat dhe zv/kryeministri kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme duhej ti zëvëndësonte. Ministrat me zv/ministrin përkatës dhe vulat bllokoheshin. Tashmë raporti kundër zgjedhjeve dhe që thotë se Rama bleu e vodhi zgjedhjet është me vulë të qeverisë shqiptare.

E padëgjuar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?