Zv/kryeministrja Mesi: Demokratët më kanë uruar dhe mbështetur

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi nga foltorja e Kuvendit ku flet për herë të parë pasi mori postin u shpreh optimiste për mandatin 4-vjeçar të qeverisë ‘Rama2’.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155133580751523/

Mes të tjerash ajo falënderoi kryeministrin Rama për faktin që i besoi dy shkodranëve detyrë të rëndësishme në kabinetin qeveritar, asaj dhe ministrit Ditmir Bushati. Po ashtu, nën gjurmët e fjalimeve të Ramës, Mesi theksoi se të shumtë kanë qenë edhe demokratët që e kanë uruar atë për detyrën e re.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam rishtare në këtë sallë, por nuk besoj se jam naive që këtu mos të kenë Shqipërinë si busull orientuese. Kryeministri Rama dhe kabineti qeveritar, i ka besuar dy të zgjedhjeve dy shkodranë. Për Shkodrën dhe Shqipërinë, që i besuan Partisë Socialiste dhe Ramës, reformat. Zotimi ynë madhor, është që të çojmë para reformat. Reformimi i sistemit rrënjësor dhe është pranuar me sukses në mënyrë që ky mandat të sjellë lehtësim të ndjeshëm për qytetarët. Eliminimi apo reduktimi i lejeve, licencave, dokumenteve do të mundësojnë lehtësim të madh për qytetarët. Do ul ndjeshëm nivelin e korrupsionit dhe do rrisë transparencën. Administrata si një aset i vyer, vlerat e të cilit do të rritet në sytë e publikut. Kemi një pjesë dhe jo të vogël të asaj administrate të shëndetshëm që meriton vlerësim nga qeveria. Qeveria do të vazhdojë me një bosht të koalicionit të madh me qytetarët. Edhe demokratët më kanë uruar dhe mbështetur në detyrën e re”, tha zëvendëskryeministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv/kryeministrja mes të tjerash i dha dhe një mesazh klasës politike në vend, ndërsa theksoi se salla e Kuvendit nuk duhet të shoqërohet nga shfaqjet e rëndomta.

“Kemi i nevojë për shembull në Rajon. Ndaj ke le të fillojmë punën. Çfarë shembulli duhet t’i japim fëmijëve tanë? Askush nuk ia ka për borxh askujt në këtë sallë vijimin e shfaqjeve të rëndomta në këtë sallë. Ne duhet të përplasemi për vizione, dhe mos t’i lodhim shqiptarët që të përplasemi për interesa. Urime të gjithëve. Për Shqipërinë dhe njerëzit e saj të zakonshëm.”, përfundoi Mesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?