FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv/Presidenti amerikan sot në Mal të Zi, do takojë dhe Ramën me Thaçin

Ditën e sotme Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence do të zhvillojë një takim të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Edi Rama.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut që zhvillohet në Mal të Zi.

Zv/Presidenti Pence mbërriti mbrëmjen e djeshme në Mal të Zi, ku  u prit me nderime më të larta shtetërore, nga kryeministri Dushko Markoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për nder të Zv/presidentit amerikan Kryeministri Markoviç organizoi mbrëmjen e djeshme një darkë ku janë prezent Presidenti Filip Vujanoviç dhe Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviç. Përveç tre Zyrtarëve të lartë shtetëror, në darkë marrin pjesë edhe ministri  i jashtëm, Sërgjan Darmanoviç dhe ai mbrojtjes, Predrag Boshkoviç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për qeverinë e Malit të Zi, vizita e Zv/presidentit amerikan është edhe një dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira të Malit të Zi me Shtetet e Bashkuara dhe partneritet strategjik të dy vendeve. Ndërkohë për analistët ndërkombëtarë, me vizitën e Pens, SHBA demonstron kthimin në Ballkan, prej nga “u larguan vet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?