Zyrtare, protesta e ardhshme më datë 8 qershor

Opozita politike ka vendosur që protesta e ardhshme do të jetë më datë 8 qershor, ora 19:00. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga i gjithë kolegji i kryetarëve të PD dhe ish-deputetët. Pritet që të jetë një tjetër protestë e madhe dhe mjaft e fuqishme. Pas protestës madhështore të kësaj të diele, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se në protestën e ardhshme do të flasë vetëm populli. Nga ana tjetër, edhe nën/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se protesta e ardhshme do të jetë përcaktuese për zgjidhjen e krizës.

”Mesazhi i parë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale do ta harrojnë se mund ta mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar qytetarët. Pati dhunë disproporcionale, si rezultat i së cilës janë plagosur disa protestues me fraktura në kokë dhe plagë të thella në këmbë. I them sot Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se do të mbani përgjegjësi para ligjit, se asgjë nuk harrohet, se përpjekja juaj tinzare për t’i faturuar dhunë një proteste kundër dhunës do të marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së theksoi më tej se nuk ka ndërmend të tërhiqet. ”Ne nuk hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që ju drejtohem me argumentet e arsyes sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm populli. E gjithë bota e di se ky është pushtet i marrë me dhunën e krimit dhe që mbrohet me dhunën e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se do ta mbani, kthejani sovranit atë që i keni vjedhur”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?