ZYRTARE/ PS nuk heq dorë nga premtimi i 4 viteve më parë: 220 mijë vende të reja pune

Partia Socialiste nuk heq dorë nga premtimi i vendeve të reja të punës në çdo garë elektorale.

Ndryshe nga 4 vite më parë kur premtoi 300 mijë vende pune, kësaj radhe socialistët kanë vendosur ta ulin disi shifrën “e frikshme” që do punësohen pas 25 qershorit nese PS rikonfirmohet në krye të qeverisë.

Konkretisht, PS u kërkon votën shqiptarëve me premtimin se do krijojë plot 220 mijë vende të reja pune dhe rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja. Por PS në programin e saj nuk shpjegon mënyrën se si do ia arrijë ta realizojë, pasi ky është një nga premtimet elektorale të pambajtura, sipas opozitës, në këto 4 vite të qeverisjes së vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria që kemi sot është ende një shtet pa drejtësi…Ne jemi të vendosur ta reformojmë këtë pushtet, Drejtësinë, si një nga elementet kyç të shtetbërjes dhe thelbin e një shoqërie demokratike”, kështu thuhet me tej në platformën e Partisë Socialiste me të cilën do të dalë para elektoratit të saj për të prezantuar programin e 4 viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Programi është prezantuar pjesërisht në Kongresin e PS-së, ndërsa “Koha Jonë” e sjell të plotë.

Një nga premtimet është edhe ai i artikuluar nga përfaqësues të PS-së për 220 mijë vende të reja pune dhe rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja.

“Në tre vjet e gjysëm u punësuan 183 mijë shqiptarë dhe ndërkohë, në zyrat e punës ofrohen aktualisht 30 mijë vende të tjera të lira pune. Sot në Shqipëri jetojnë më pak të varfër.
Rreth 60 mijë persona janë shpëtuar nga varfëria dhe rreth 29 mijë të tjerë janë shpëtuar nga mjerimi. Sot të varfërit kanë më shumë akses në tregun e punës, shërbimet publike-arsim e kujdes shëndetësor dhe mbrojtjen sociale”.

Po ashtu në program është edhe premtimi ambicios, se në katër vitet e mandatit të dytë, ekonomia do të rritet deri në 5.5 përqind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?