Zyrtari i DASH: Mbështesim platformën e McAllister. Kush s’hyn në zgjedhje, dëmton veten

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee i ka dhënë një goditje të fortë Lulzim Bashës gjatë një takimi me gazetarët ku ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen edhe pa opozitën.

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim të gjerë. Nëse disa parti përjashtojnë veten, vetëdëmtohen. Megjithatë është e drejtë e çdo partie mos pjesëmarrja në zgjedhje. Bojkoti dëmton imazhin e vendit dhe investimet. Nëse zgjedhjet certifikohen si të rregullta nga OSVBE do të njihen edhe nga SHBA. Dhuna nuk ka vend në vende demokratike zgjidhja duhet të vije nga liderët politikëMbështesim platformën e McAllister. Rama i hapur për negociata, ka pranuar propozimet”, mësohet të ketë thënë zyrtari i DASH ndërsa është nisur në selinë e PD-së për një takim me kreun  e demokratëve Lulzim Basha.

Pas takimit me Bashën, Yee do të takojë edhe Jozefina Topallin e Majlinda Bregun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet e paqartë nëse zv.ndihmësekretari amerikan i Shtetit ka një ofertë konkrete për liderët politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak para zhvillimit të kësaj vizite në vendin tonë, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Hoyt Brian Yee shprehet se qytetarët i japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është Parlamenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?