FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtari i DASH: SHBA me fat që ka miq të tillë si Shqipëria

Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, në Departamentin e Shtetit shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e SHBA-ve për partneritetin me Shqipërinë.

“Këtë javë pata kënaqësinë të takoja Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Uashington për të diskutuar kontributin e madh të Shqipërisë në komunitetin Transatlantik. SHBA është me fat që ka miq të tillë”, shkruan Mull në Twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ky i fundit ndodhet në Uashington ku po merr pjesë në Ministerialin mbi “Lirinë Fetare” me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mull dhe Bushati zhvilluan një takim më herët gjatë të cilit zyrtari amerikan theksoi rëndësinë strategjike që SHBA-të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme. Ai falënderoi Shqipërinë për kontributin e çmuar si në kuadër të NATO-s ashtu dhe si faktor konstruktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?