FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Praga, qyteti me më shumë gjelbërim në planet (FOTO LAJM)

Ndiheni të rrethuar nga çimentoja dhe asfalti? Të asfiksuar nga smogu e trafiku? Të mbytur nga pallatet shumëkatëshe?

Në realitet, në disa kryeqytete ka më shumë gjelbërim nga sa mendoni. Indeksi i qyteteve të gjelbra për vitin 2018 ka vlerësuar qytetet me më shumë gjelbërim në planet, e i pari në listë është Praga: përveçse i bukur, edhe i gjelbër!

Studimi ka vlerësuar 50 qytete të botës, me numrin më të madh të zonave të gjelbra. Në konsideratë janë marrë zonat natyrore, pyje dhe lëndina, por edhe hapësirat e gjelbra të krijuara nga njeriu, si parqe, fusha golfi, kopshte publike etj., si edhe terrenet e përdorura për prodhime ushqimore, frutore, vreshta, etj..
Related imagePraga kryeson renditjen pasi 56.7 për qind e kryeqytetit çek është e mbuluar nga gjelbërimi. Ai që njihet edhe si qyteti i 100 kullave, mban edhe rekordin e kopshteve publike, me 22.5 metra katrorë për banor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edinburgu klasifikohet i pari mes qyteteve britanike, ndërsa më të gjelbërit në Shtetet e Bashkuara janë Uashingtoni dhe Los Angelesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, qyteti me hapësirën më të vogël të gjelbër në dispozicion të një banori është Tokio, me vetëm 5 metra katrorë; pasojnë Stambolli me 4.98 dhe Athina me 6.45 metra katrorë për banor. Ndërsa Roma renditet në vendin e 7 në klasifikimin global, me 166.47 metra katrorë gjelbërim për frymë.

Image result for prague

Image result for prague

Related image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?