Home Aktualitet Prangosen 5 s...

Prangosen 5 shqiptarë pasi kontrabanduan drogë me vlerë 1 milion euro në Gjermani

95
0

5 shqiptarë u arrestuan nga oficerët e policisë së Berlinit si pjestarë të një bande droge. Të arrestuarit e moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç janë të gjithë shqiptarë dhe akuzohen se kanë kontrabanduar 136 kilogramë kanabis në Gjermani me vlerë rreth një milion euro.

Sipas “Berliner Zeitung”, hetuesit e Grupit të Përbashkët të Hetimit për Narkotikët kanë ndërmarrë veprime pasditen e së premtes së kaluar. Sipas tyre shqiptarët e arrestuar donin të vendosnin bimë kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t’i përgatisnin për rishitje.

Shqiptarët ndiheshin të sigurtë në punën që bënin por nuk e dinin se hetuesit nga dogana dhe policia kishin vëzhguar prej kohësh bandën dhe përgjonin telefonat e tyre. Kur kamioni Mercedes i drejtuar nga 50-vjeçari mbërriti në magazinën në Velten, katër burrat e tjerë që prisnin aty filluan të shkarkojnë drogën nga rimorkio në një makinë tjetër.

Policët arrestuan shqiptarët dhe konfiskuan 32,990 euro para që besohet se kanë ardhur nga shitja e drogave të tjera. Një gjykatës lëshoi ​​urdhra arresti për të pesë burrat. Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës ndërkombëtare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit