Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i Estonisë: Është momenti të bashkëpunojmë për turizmin dhe sigurinë kibernetike me Shqipërinë

73
0

Në vizitën e tij të parë si president i Estonisë në Tiranë, Alar Karis thekson se vendi i tij është i gatshëm të shtrijë bashkëpunimin me Shqipërinë. Në intervistën për Top Story, presidenti i Estonisë thotë se është momenti që dy vendet të bashkëpunojnë në fushën e turizmit, sigurisë kibernetike por edhe drejtime të tjera.

“Është hera e parë që vij këtu si president. Herën e parë isha para 6 a 10 vitesh, vura re se gjërat kanë ndryshuar, Tirana ka ndryshuar. Qëllimi i vizitës kësaj herë është i thjeshtë. Së pari jemi vende të vogla dhe vendet e vogla duhet tëq bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Estonia është pjesë e Bashkimit Europian, Shqipëria është në procesin e integrimit europian.

Ne erdhëm këtu të japin përvojën tonë nga e kaluara dhe të kemi marrëdhënie dypalëshe sepse jemi të ngjashëm, megjithatë jemi larg. Duhet të njihemi më mirë dhe të fillojmë jo vetëm procesin e turizmit, por edhe biznese të tjera. Ju përmendet sigurinë kibernetike, te cilën do ta ushtrojmë pasi jam i interesuar sesi do tëfunksionojë këtu. Do ta monitorojmë së bashkë me presidentin tuaj”,-tha Karis.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit