Home Sporti Presidenti i ...

Presidenti i Federatës Italiane, Gravina: Shpresoj të kemi hedhur pas krahëve atë që ka ndodhur!

67
0

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, në cilësinë e përfaqësuesit të UEFA-s (zv. president) në Asamblenë e FSHF-së, në fjalën e tij kujtoi se institucioni i futbollit evropian është shumë i vëmendshëm ndaj ndërhyrjeve të jashtme në familjen e futbollit.

“Miq të FIFA-s dhe UEFA-s, kolege të federatës kosovare dhe maqedonase. Është kënaqësi e madhe dhe privilegj i madh të përfaqësoj këtu në këtë Asamble UEFA-n dhe presidentin Ceferin, prej të cilit iu përcjell përshëndetjet. Dua ta përshëndes presidentin Ceferin për atë që po bën për t’iu qëndruar afër njerëzve që po vuajnë nga lufta në Ukrainë. Në mënyrë shumë të rezervuar është impenjuar me të gjitha energjitë e tij, për t’u mundësuar të gjithë sportistëve në Ukrainë që të kthehen në mënyrë të sigurt në vendet e tyre.

Po jetojmë ditë shumë të vështira, që prekin ndërgjegjen dhe në veçanti futbollin. Jemi njerëz të futbollit dhe principet tona janë respekti dhe miqësia. Shoqëria jonë është e bashkuar për t’i shprehur solidaritetin popullit ukrainas, duke mbështetur dialogun dhe jo luftën. Urimi është t’i kthehemi një jete në paqe, pa tensione.

Kemi parë shumë tensione dhe ndërhyrje të jashtme në botën e sportit, që e kanë shtyrë UEFA-n të jetë e vëmendshme kundër këtyre ndërhyrjeve. UEFA ka dërguar një delegacion me kërkesën e vetë presidentit Ceferin. Më zhvillimin e kësaj Asambleje shpresoj ta kemi hedhur pas krahëve të gjithë atë që ka ndodhur dhe po ndodh në këto minuta me qetësinë dhe vetëbesimin, që nga ky konsensus të kemi një shpirt sa më të bashkuar dhe solidar, nëpërmjet të cilit të drejtohet futbolli shqiptar”, deklaroi Gravina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit