Home Bota Presidenti i ...

Presidenti i Iranit bëhet “Kasapi”, i cili do të “përhapë terrorin”

8
0

Ebrahim Raisi siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të Iranit, por aktivistët pretendojnë se ai i ka duart me gjak. I njohur ndryshe si “Kasapi”, përflitet se Raisi do të largojë sipas tyre edhe më shumë vendin nga Perëndimi, do të ashpërsojë tensionet e do të përhapë gjakderdhjen dhe terrorin ne mbarë Lindjen e Mesme.

Raisi thuhet të ketë urdhëruar me gjakftohtë torturimin e tmerrshëm të grave shtatzënë, hedhjen e të burgosurve nga shkëmbinjtë, dhe kushedi sesa akte te tjera brutale dhune.

Nofekan “Kasapi” e mori pas përfshirjen në ekzekutimet masive të të burgsurve politië. Ai ka qenë një anëtar i të ashtëquajturit “Komisioni i Vdekjes”, që urdhëroi vrasjen e mijërave vetëve në masakrën e vitit 1988.

Brenda disa muajsh asokohe, rreth 30 mijë burra, gra e madje edhe fëmijë që mbaheshin nëpër burgje, u vendosën përpara një muri e u qëlluan për vdekje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit