Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i ri/ Taulant Balla: Tani do të propozojmë ne, PD i dogji mundësitë

158
0

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PD e dogji mundësinë për të propozuar vetëm ajo kandidat për presidentin e ri në raundin e dytë dhe të tretë. Balla tha se në raundin e katër do të propozojë PS-ja, e cila i ka dhe votat për ta zgjedhur.

“Kemi ndjekur një proces që do ta quaja tepër korrekt në marrëdhëniet me atë që thotë kushtetuta. Në tre raundet e para duhen 84 vota, në raundin e dytë të ketë nga opozita. Jeni dëshmitarë që s’kemi marrë asnjë propozim, tani na takon ne që siç e kam thënë që prej ditës së parë, PS ka institucionet e veta vendimmarrëse.

Vendimi i kryesisë do të bëhet publik dhe duhet që vendi i kryesisë ti jepet grupit parlamentar, se deputetë do mbështesin me firma kandidatë e kandidatin. Natyrshëm që unë dhe dy kolegët e tjerë do kemi një informim të kryesisë së PS për ecurinë e ktij procesi”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit