Home Aktualitet Presidentja e...

Presidentja e KE: Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putin vendosi që Ukraina mos të ekzistojë

47
0

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Europa është në krah të Ukrainës, në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, ajo u shpreh se fëmijë e të rritur po vdesin sepse Vladimir Putin vendosi që Ukraina të mos ekzistojë.

Von der Leyen theksoi se ata po propozojnë të aktivizojnë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t’u siguruar ukrainasve status të sigurt.

Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putini vendosi që Ukraina të mos ekzistojë, por ne nuk do ta lejomë kurrë që kjo të ndodhë. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën, kjo është për gjithë botën, kjo është një luftë mes demokracisë. Sot duhet të përqendrohemi te demokracia, njerëzit po protestojnë kundër luftës, një pjesë po hap dyert për njerëzit e Ukrainës. Po propozojmë të aktivizojmë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t’u siguruar atyre status të sigurt, shërbime mjekësore dhe punë. E meritojnë. Të gjithë këto ditë keni parë më shumë se 30 shtetet që prezantojnë gjysmën e ekonomisë së botës, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Jemi më të bashkuar se asnjëherë tjetër dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Jemi të vetëdijshme që këto sanksione do të kenë pasoja edhe në ekonominë tonë, jemi edhe pas pandemisë. Por jam e sigurt se Europa do të qëndrojë e bashkuar dhe do të qëndroje e bashkuar ndaj këtij agresioni. Kjo është kostoja që do të paguajmë, kjo do të jetë kostoja e lirisë, Investimet tona sot, do na bëjnë më të pavarur nesër. Ne duhet të bëhemi të pavarur nga Rusia sa i përket energjisë elektrike, ne po ndërtojmë terminale të rinj, që të bëhemi më të pavarur. Do të reduktojmë në mënyrë të madhe dhe të shpejt varësinë tonë nga gazi rus. Ky është një investim strategjik, kjo do të thotë më pak lekë për kremlinin, që po bën këto krime”, tha Von der Leyen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit