Home Aktualitet Procesi i Vet...

Procesi i Vetingut, raporti i KPK: U shkarkuan nga sistemi 256 gjyqtarë dhe prokurorë

16
0

Procesi i vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve tashme po shkon drejt fundit. Sot më 17 qershor shënohen plot 7 vite nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë.

Në një raport zyrtar të hartuar nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit evidentohet fakti se nga sistemi i drejtësisë nga 7 vite u shkarkuan nga detyra 256 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërkohë që janë konfirmuar në detyrë vetëm 349 magjistratë.

Aktualisht sipas KPK janë ende dhe 37 subjekte të vettingut në proces, ndërkohë që ky institucion pritet të mbyllë aktivitetin.

Më 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë, ndërsa sot, më 17 qershor 2024 numëron në total 768 vendime, prej të cilave 349 konfirmime në detyrë, 256 vendime për shkarkim nga detyra, 110 vendime për pushim/ndërprerje procesi, 50 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime për pezullim nga detyra.

Komisionit i kanë mbetur për të rivlerësuar vetëm 37 subjekte duke përmbyllur me sukses listën e plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë)”, thuhet në njoftimin e KPK.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit