Home Aktualitet “Smart City”,...

“Smart City”, Balla: Projekti synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në akset kryesore

33
0

Brenda një kohe të shkurtër pritet të nisë në Shqipëri zbatimi i projektit “Smart City”, për rritjen e sigurisë publike në vend dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në akset kryesore kombëtare.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndoqën një prezantim në Ministrinë e Brendshme, nga përfaqësuesit e Emirateve e Bashkuara Arabe të projektit përfundimtar “Smart City”. Ai do të shtrihet në 20 qytetet kryesore në vend dhe zonat turistike me më shumë vizitorë.

“Ky projekt, zbatimin e të cilit shpresojmë ta fillojmë së shpejti, synon rritjen e sigurisë në komunitetet tona, mbrojtjen jetës dhe të pronës private, monitorimin e trafikut etj. përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike”, tha ministri gjatë takimit.

Projekti parashikon shtrirjen e kamerave të sigurisë, kamerave për leximin automatik të targave të automjeteve, të ndërlidhura mes tyre, nëpërmjet të cilave do të realizohet monitorimi dhe identifikimi në kohë reale i mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore të cilësuara me interes prioritar për Policinë si dhe në Pikat Kufitare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit