Home Aktualitet Projektligji ...

Projektligji i deputetes Bilali risi në Kuvend: Lehtësojmë barrën fiskale të sipërmarrjes së tyre

28
0

Deputetja e PS-së, Edona Bilali ka ndërrmarë hartimin e një projektligji risi në Kuvend që mbështet pensionistët e vetëpunësuar. Bilali thekson se nisma fillimisht ka ardhur nga vendimi i qeverisë në gusht të vitit 2023, ku u hoq tatimi mbi fitimin, kurse tani sipas deputetes nisma do të jetë me një projektligj ku do mundësohet statusi i veçantë mbi niptin e biznesit të tyre dhe do të hiqet barra fiskale.

Ajo bën thirrje dhe është shpresplotë që bashkitë e vendit do ta pranojnë heqjen e kësaj barre për këtë target grup. Deputetja thekson se është impenjuar maksimalisht dhe ka ndarë bashkë me pensionistët dëgjesa të veçantë lidhur me këtë problematik, ku sipas tyre është një hap i zhvilluar për shtetin tonë.

“Pensionistët e vetëpunësuar të vetëm janë një aset kombëtar. Bëhet fjalë për një target grup njerëzish që kanë kontribuar me vite e vite në dekada qofshin këto në artizanat qofshin këto në industri. Në Gusht 2023 qeveria zeroi kontributet e tyre çka mundësoi mbështetjen e parë. Më pas ky projektligj do të lehtësoj çdo taks të mbetur, pra heqjen e gjithë barrës fiskale për t’i dhënë frymarrje këtij target grupi”,-tha midis të tjerash Bilali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit