Home Aktualitet Prokuroria e ...

Prokuroria e Tiranës i sekuestroi pasuritë, reagon Kristian Boçi: Kurrë nuk i kam hyrë në hak vendit tim

450
0

Kristian Boçi ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e tij, të Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri.

Mes pasurive të sekuestruara, që kapnin vlerën e 50 milionë eurove, janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristian Boçit.

Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale shprehet se në 47 vite të jetës së tij ka dhënë më të mirën dhe se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me vjedhje, as me krime apo tendera.

Reagimi:

Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb.

Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska.

Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim.

E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty

Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë

Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit