Home KRYESORE Prokuroria e ...

Prokuroria e Vlorës sekuestron 30 prona në Himarë me vlerë prej 35 milionë eurosh

545
0

Prokuroria e Vlorës tha të hënën se me kërkesën e saj gjykata vendosi për sekuestrimin e 30 pronave në Himarë, me një sipërfaqe totale prej 247 mijë metrash katrorë, me një vlerë prej rreth 35 milionë eurosh.

Sipas prokurorisë së Vlorës pronat janë të regjistruara në emër të dy shtetasve me inicialet J.J. dhe K.J.

Prokuroria thotë se të dy personat “janë nën hetim për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, kryer më shumë se një herë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria thotë se ndjekja penale nisi në vitin 2021 dhe gjatë hetimeve konstatoi se pronat, janë përfituar nga personat e dyshuar nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

“Gjatë hetimeve, prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës në Vlorë.

Pronat nën sekuestro preventive ndodhen në zonën kadastrale 1592 në Himarë , një zonë me përparësi të lartë në zhvillimin e turizmit.

Zona bregdetare nga Vlora në Sarandë që njihet si “Riviera shqiptare” po gjendet vitet e fundit në zhvillime intensive të turizmit që po shoqërohen me një rritje të vlerës së tokës dhe pronave ndërtimore.

Në këtë hapësirë bregdetare dhjetëra raste të tjetërsimit të pronësisë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet falsifikimeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit janë hetuar nga prokuroritë në Vlorë dhe në Sarandë dhe së fundmi edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shkruan VOA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit