Home Aktualitet Protesta e 11...

Protesta e 11 korrikut, Bardhi takim me qytetarët: Shqipëria e para në Europë për numrin e popullatës në pasiguri për ushqim

21
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës në kuadër të protestë kombëtare të 11 korrikut.

Bardhi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka kanë ftuar banorët t’i bashkohet protestës para kryeministrisë në orën 20:00.

Postimi i plotë:

Në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Falmur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqenien për çdo qytetar shqiptar.

Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit