Home Aktualitet PS merr mbësh...

PS merr mbështetjen e deputetëve të Bashës për Komisionin e Zgjedhores, dalin mesazhet e “WhatsApp”

300
0

Këtë të premte, në orën 10:00, është përcaktuar të mbahet mbledhja e rradhës së Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja do të mbahet fizikisht dhe deputetët anëtarë duhet të jenë të pranishëm në sallën Pjetër Arbnori. Të premten e kaluar më 19 janar, mbledhja e komisionit të Zgjedhores dështoi për shkak se salla ku do të zhvillohej mbledhja u uzurpua nga deputetët e grupit Berisha-Bardhi.

Përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për sjelljen që patën në Komisionin e Medias me kolegen e tyre Flutura Açken, do jetë pengues për të qenë në mbledhjen e 26 janarit. Por pritet të zbulohet nëse do të ketë reflektim nga ta, pas rikthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta, ku kërkohej nga Parlamenti Europian nisja e menjëhershme e punës për Reformen Zgjedhore.

Janë publikuar disa mesazhe në rrjetin social “WhatsApp”, ku deputetët e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre. Pasi janë njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së Komisionit, ka konfirmuar pjesëmarrjen deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku.

Në agjendën e mbledhjes përfshihen:

-Rifillimi i punimeve të Komisionit

-Shqyrtimi i planveprimit të Komisionit

-Shqyrtimi i kalendarit të punimeve të Komisionit

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit