Home Aktualitet Qëllon me gur...

Qëllon me gur drejt Kryeministrisë, policia e Tiranës arreston 45-vjeçarin (VIDEO)

22
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesnatën e djeshme përpara Kryeministrisë.

Një person ka gjuajtur me gurë në drejtim të institucionit që drejtohet nga Edi Rama. Policia e Tiranës njofton se 45-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë, por dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjithashtu shtetasi i ndaluar me iniciale U.K, ishte në gjendje të dehur.

“Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë. Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit