Home Aktualitet Ra nga mjeti ...

Ra nga mjeti lundrues dhe rrezikoi të mbytej, shpëtohet i riu në Himarë

31
0

Policia Kufitare ka ndihmuar një 23-vjeçar në Himarë, i cili ra nga mjeti lundrues dhe rrezikoi të mbytej.

Në ndihmë të riut i ka ardhur edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij. Policia ka nxjerrë në breg të riun dhe mjetin e tij lundrues, Jet Ski.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i shkuan në ndihmë një shtetasi që ra nga mjeti lundrues në det dhe rrezikoi të mbytej.

Në ndihmë të 23-vjeçarit shkoi edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij.

Policia Kufitare nxori në breg mjetin lundrues Jet Ski dhe 23-vjeçarin.

Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t’i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det.

Në afërsi të këtij shtetasi lundronte me kanoe një shtetas i cili i shkoi në ndihmë së bashku me Policinë Kufitare.

Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi falënderoi Policinë dhe qytetarin me kanoe që i erdhën në ndihmë menjëherë.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit