Home Aktualitet Rama: Me Greq...

Rama: Me Greqinë, dashuri tipike ballkanike

10
0

Gjatë Forumit Ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri Edi Rama e përshkroi marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë si një dashuri tipike ballkanike.

I pyetur nga gazetarja greke, Alexia Tasouli, në lidhje me relatat dypalëshe gjatë Forumit Ekonomik të Shkupit, Rama tha ”Zyrtarisht ne jemi ende në luftë me Greqinë. Jemi në një marrëdhënie ku duhet të kemi një fqinjësi të mirë, por ndërkohë duhet të jemi dhe në luftë, dashuri tipike ballkanike. Mendoj se duhet bërë diçka për këtë”.

Sa i përket marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, Rama tha se ajo nuk po ecën ngadalë, por në drejtimin e duhur. “Kemi shumë gjëra të përbashkëta, arsye të përbashkëta për të pasur bashkëpunim më të fortë. Jam befasuar nga qeveria e re, kryeministri dhe ministri i ri i Jashtëm i Greqisë. Në kuptimin që ata janë njerëz që nuk kërkojnë dallime, por gjithpërfshirje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit