Home Aktualitet Raporti i PD ...

Raporti i PD për 25 prillin, Krasniqi: I konsideroi votat e aleatëve si të vetat

4
0

Analisti Afrim Krasniqi për analizën e PD për 25 prillin, thotë nuk ka asnjë rekomandim për të ardhmen. Sipas tij propozimet e Bashës për ndryshimet statutore ishin në nivel shumë të ulët

“Do të duhej të shikoheshin si platforma, kandidatët, oferta që ka pasur, mënyra si funksionoi fushata dhe në fund analiza teknike. Analiza u përqëndrua te analiza teknike zgjedhore, ndërkohë që konsideroi votat e aleatëve si të vetat. Kanë marrë në krahasim analizën e zgjedhjeve të kaluara ku PD ka qenë vetëm, kurse këtë herë kanë edhe aleatët. Nuk mund të konsiderohen votat e të gjithëve si votat e mia dhe që humbja nuk është imja, po e të tjerëve. Nuk përmenden emrat e aletatëve se i mungon kurajo. Si mund të thuash kemi sukses në Dibër ku numri i votave ishte shumë i ulët. Dhe nuk është analizë për parti dhe këto propozime nuk janë për PD, po për të kaluar radhën. Analiza që kanë bërë është e Vlorës dhe profesionale”.

Po ashtu Krasniqi sugjeron se PD duhet të jetë më demokratike, ndërsa shton se një kryesi partie që ka humbur zgjedhjet nuk mund të programojë udhëheqjen për 4 vitet e ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit