Home Aktualitet Reagim i Arli...

Reagim i Arlind Qorit për skandalin tek Onkologjiku

44
0

Reagimi i Arlind Qorit në rrjetet sociale: 

Bashkë me luftën e paepur kundër korrupsionit, kemi nevojë edhe për një ndryshim radikal në mendësi. Njeriu, sidomos funksionari publik, duhet të mësohet të jetojë me punën/rrogën e vet. Nëse nuk i mjafton, duhet të organizohet bashkë me të tjerët për të kërkuar të drejtën e mohuar, të kualifikohet më shumë ose të ndërrojë punë. Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë zhvatjen e tjetrit, sidomos të më të dobtit. Aq më pak mund të tolerohet pazari me jetën dhe shëndetin.
Çdo alternativë ndaj kësaj është vazhdim në shtegun ku njeriu për njeriun bëhet ujk.

Çka po ndodh në spitale ka nevojë për hetim të plotë të të gjithë hierarkisë shtetërore për korrupsion – duke nisur nga kontratat koncesionare, mungesa e aparaturave në spitalet publike dhe privilegjet e spitaleve private. Po nuk mund të mjaftohemi me kaq. E keqja ka hyrë shumë thellë prej kohësh. Ndaj është e domosdoshme ngritja e një platforme publike ku viktimat e panumërta të korrupsionit dhe keqmjekimit në spitale të kenë mundësi të rrëfejnë përvojën personale dhe të familjarëve të tyre. Vetëm kështu do të mund të kurojmë institucionet shëndetësore, si dhe të rigremë moralin e shtrirë përtokë të etikës mjekësore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit