Home Aktualitet Reagimi i Amb...

Reagimi i Ambasadës së SHBA për vulën e PD-së, Këlliçi: Të bëjnë kujdes me të inkriminuarit Rama e Veliaj

103
0

Belind Këlliçi reagoi dhe në lidhje me përgjigjen që ktheu ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Gjykata e Apelit riktheu vulën. Për të në reagimin e selisë diplomatike nuk ka asgjë të re, teksa SHBA duhet të tregojë kujdes që të mos ulë në krah njerëz të korruptuar si Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Reagimi i SHBA nuk përbënte asnjë rëndësi. Ritheksuan faktin se nuk mund të kenë bashkëpunim.

Gjë që dihet. Por duhet që edhe ata të shtojnë kujdesin në raport me partneritetin që kanë me njërëz të inkriminuar dhe korruptuar siç janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sepse të ulësh në krah Edi Ramën dhe Erion Veliajn dhe të kërkosh moral nga pala tjetër kjo nuk qëndron. Për kryebashkiakun është faktuar roli i tij në dosjen 5 D”, deklaroi Këlliçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit