Home Aktualitet Redjon Shtyll...

Redjon Shtylla: Në protestë pashë disa gra në fron të parë dhe jo rini

202
0

Nga: Redjon Shtylla

Në një mot të nxehtë, Rithemelimi i PD-së mbajti një protestë 2 orëshe para Parlamentit, e nxitur pas emisionit investigativ italian ”Rai3” për Shqipërinë, që e cilësonte vendin tonë si ”narkoshtet”. Isha unë që në orën 10:00 dhe ika kur u mbyll. Ajo që pashë në gati 2 orë, është sa e trishtë, por edhe pasqyrë reflektimi për opozitën. Kordoni i forcave speciale të Policisë u tentua mbi 20 herë që të çahej nga protestuesit, por edhe nëse do të çahej, gjë që nuk ka ndodhur kurrë, ku do të shkonin.

Në fron të parë, për herë të parë pashë gra që shtynin policët, që në shumë raste qeshnin dhe nënqeshnin, që ishin më të nxitura për të ecur përpara dhe për herë të parë, nuk pashë rini. Protesta kishte burra dhe pak gra, dhe fare pak të rinj. Kjo tregon edhe që rinia është jo e shqetësuar mga gjendja ekonomike dhe sociale në vend, ose Shqipëria nuk ka më të rinj. Këtë e zgjidhin shifrat, por ato të saktat. Edhe folësit që mbajtën fjalim para Parlamentit, ishin gra dhe ishin më të ashpëra në deklaratat dhe nxitjen për të çarë gordonin policor.

Qytetarët që ishin në protestë, që janë mblështetës të flaktë të Sali Berishës, besnikë të tij, treguan se opozita është në krizën më të thellë. Në protestë munguan elementë nga Partia e Lirisë, qoftë zyrtarë, apo edhe mbështetës. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare.

”Nuk mund të thuhet kurrë që protestat janë dështim për opozitën, janë mesazh i qytetarëve. Nuk kam qenë se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit. Kam ardhur se kam qenë në Berlin, në takime me drejtues të grupeve parlamentare të Bundestagut. PL ka qenë dhe do të jetë në çdo protestë qytetare”, tha Meta.

Kjo politikë e sotme ka ndërruar veç maskën, pasi e përdor rininë si trampotinë për tu hedhur në realizimin e synimeve të pushtetit, autoritetit, luksit dhe sidomos për pasurimit e vet. Rininë e kanë si maskë, e përdorin si imazh në zgjedhje, që të mbushin sheshe, si manekina për mbajtjen e pushtetit. Rinia është në një kohë trampoline, ku e hedh politika sa herë të dëshirojë, luan dhe i tregon sesi të reagojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit