Home Aktualitet Reforma Zgjed...

Reforma Zgjedhore, Rithemelimi në PD kërkon lista të hapura dhe ndihmë nga SPAK

38
0

Grupi i ”Rithemelimit” është kundër idesë për një sistem zgjedhor me prim që i jep partisë më të madhe fituese një numër shtesë mandatesh në tavolinë veç për faktin se ka fituar zgjedhjet.

Ata kërkojnë jo vetëm lista të hapura, por edhe prekjen e Kushtetutës për rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë, por për socialistët kjo çështje është mbyllur njëherë e mire në 2020. Edhe pse akuzojnë SPAK-ut për arrestim e paligjshëm të Sali Berishës, kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e një Task-Force të përhershme për ndëshkimin e parregullsive në zgjedhje.

“Nuk i besojmë tek SPAK zgjedhjet, por i kërkojmë të bëjë punën që se ka bërë”, tha Oerd Bylykbashi. Propozimi i opozitarëve parashikon rikthim tek modeli i vjetër i KQZ, votim të detyrueshëm, shtrirje e votimit dhe numërimit elektronik në gjithë vendin ose heqjen dorë prej tij si dhe garantimin e votës se diasporës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit